1.9 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Instagram teston një funksion ripostimi

- Advertisement -

Instagram së shpejti do të testojë ripostimin, diçka që nuk ka qenë e dispoueshme asnjëherë në aplikacioni po është konsideruar një funksionalitet kyç në Facebook dhe Twitter.

Ky funksionalitet u njoftua nga CEO Adam Mosseri në rrjetin social Twitter dhe vetë Instagrma e konfirmoi më pas tek TechCrunch.

“Jemi duke eksploruar mundësinë për të ripostuar në kohështrirje, ngjashëm siç mund të ripostoni historitë,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Instagram Confirms It’s Testing a ‘Re-Post’ / Regram Feature https://t.co/oxii380ZL4

— Matt Navarra (@MattNavarra) September 9, 2022

“Do ta testojmë fillimisht me një numër të kufizuar përdoruesish.”

Ripostimi i historive ka qenë i disponueshëm që prej 2018-ës ndërsa për të ripostuar postimet ka qenë e mundur vetëm përmes aplikacioneve të palëve të treta.

Rivali i Instagram, Tiktok ka prezantuar këtë funksionalitet së fundi pas testimeve në fillim të 2022. Megjithatë videot e ripostuara të TikTok shfaqen vetëm në kohështrirjen “For You” dhe jo në profil.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit