Përdoruesve të Instagramit nën moshën 18 vjeç do t’u jepet një “llogari adoleshente” automatike me veçori më të rrepta të privatësisë, njoftoi të martën platforma e mediave sociale.
Kompania në pronësi të Meta tha se mbrojtja e sigurisë e bën të detyrueshëm miratimin prindëror për disa veçori. Gjithashtu do t’i bëjë profilet e adoleshentëve automatikisht private, me më pak akses në përmbajtjet që konsiderohen të ndjeshme dhe veçori për të kufizuar kohën para ekranit.
Për herë të parë, çdo 15 vjeçar ose më i ri do të ketë nevojë për lejen e prindit ose kujdestarit për të hequr dorë nga cilësimet më kufizuese. Por 16-17-vjeçarët nuk do të kenë nevojë për miratimin e prindërve për ta bërë këtë.
Cilat janë disa nga ndryshimet kryesore?
· Adoleshentët mund të marrin mesazhe vetëm nga njerëzit që ndjekin.
· Kufizime të përmbajtjes së ndjeshme (si p.sh. zënkat).
· Fjalët dhe frazat fyese do të filtrohen nga komentet e adoleshentëve.
· Njoftimet do t’u tregojnë atyre që të largohen nga aplikacioni pas 60 minutash çdo ditë.
Cilat janë veçoritë për prindërit?
· Prindërit do të shohin se kujt i ka dërguar adoleshenti i tyre mesazh në shtatë ditët e fundit, por ata nuk do të jenë në gjendje të lexojnë mesazhe.
· Prindërit mund të vendosin kufizime kohore për përdorimin e përditshëm. Sapo të arrijë atë kufi, ai nuk do të jetë në gjendje të hyjë në aplikacion.
· Prindërit mund të zgjedhin t’i bllokojnë fëmijët e tyre nga përdorimi i Instagramit gjatë natës ose periudha kohore specifike.