-9.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Inspektorati i Kryeqytetit ndalon punimet në lagjen Arbëria, tejkaluan lejen e ndërtimit

- Advertisement -

Sot ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimorë të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria.

Kështu thuhet në një postim të bërë në rrjetin social në Facebook të faqes “Kryeqyteti Prishtina”.

Po ashtu në postim thuhet se inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit.

Komuna e Prishtinës, respektivisht Inspektorati

Pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria.

Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit”, thuhet në postim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit