Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, njofton se po bëhen inspektime në subjekte afariste ku ka frekuentim të lartë të qytetarëve, me qëllim të “monitorimit të respektimit të masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri”.
Sveçla pohon se “nga këto inspektime të cilat tashmë janë realizuar në Prishtinë dhe Pejë dhe do të zhvillohen në vazhdimësi në gjithë Republikën e Kosovës, është konstatuar se në disa subjekte nuk është plotësuar standardi i sigurisë rreth masave për mbrojtje nga zjarri me ç’rast është dhënë afati për plotësimin e kërkesave ligjore për ambiente të sigurta për qytetarët”.
Ai thotë se në rast të mosrespektimit të sigurimit të masave brenda afatit të dhënë kohor, “do të ndërmerren masa më të ashpra, të menjëhershme dhe pa asnjë kompromis”.
Postimi i tij i plotë:
Me urdhëresën time, prej dy ditësh Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave me mbështetjen e Policisë së Kosovës ka filluar me inspektime në subjekte afariste ku ka frekuentim të lartë të qytetarëve, me qëllim të monitorimit të respektimit të masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri.
Nga këto inspektime të cilat tashmë janë realizuar në Prishtinë dhe Pejë dhe do të zhvillohen në vazhdimësi në gjithë Republikën e Kosovës, është konstatuar se në disa subjekte nuk është plotësuar standardi i sigurisë rreth masave për mbrojtje nga zjarri me ç’rast është dhënë afati për plotësimin e kërkesave ligjore për ambiente të sigurta për qytetarët.
Në rast të mosrespektimit të sigurimit të masave brenda afatit të dhënë kohor, do të ndërmerren masa më të ashpra, të menjëhershme dhe pa asnjë kompromis.
Mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioritet dhe nuk do lejojmë të rrezikohet në asnjë formë.