Aktori i famshëm, Jamie Foxx, ka vendosur që të ndriçojë rezidencën e tij në Los Anxhelos me qindra drita, të cilat mund të shihen edhe nga një distancë e largët.
Mediat e huaja shkruajnë se shtëpia e tij ndodhet në Hidden Valley, pranë banesës së Kardashianëve në Hidden Hills.
Gjithashtu është bërë e ditur se janë shpenzuar plot 10 mijë dollarë për dekorimet e shtëpisë, pasi është 20 mijë metra katrorë. Jo vetëm kaq, pasi përveçse në rezidencë, drita janë vendosur edhe në pemët e oborrit.
Aktori jeton në një shtëpi prej 10.5 milionë dollarë, e cila ka një fushë basketbolli, një fushë tenisi, pishinë dhe një palestër të madhe.
Ndërkohë nga ana tjetër kujtojmë se Foxx prej disa kohësh është duke u përballur me akuza të rënda për një sulm seksual, i cili dyshohet se ka ndodhur tetë vjet më parë në Nju Jork.
Jane Doe është ajo që ka akuzuar aktorin dhe ka ngritur një padi në bazë të Aktit të të Mbijetuarve të Rritur të Nju Jorkut, i cili ofron një afat 1-vjeçar për pretendimet që përndryshe do të ndaloheshin nga statuti i kufizimeve.
Ndërsa Foxx i ka mohuar këto pretendimet se ai ka sulmuar seksualisht një grua në Catch NYC & Roof në muajin gusht të vitit 2015. Një përfaqësues i aktorit të njohur ka folur për “Page Six” dhe është shprehur se:
Incidenti i supozuar nuk ka ndodhur kurrë. Në vitin 2020, ky individ ngriti një padi pothuajse identike në Brooklyn. Kjo çështje u pushua menjëherë pas kësaj. Pretendimet nuk janë më të zbatueshme sot se sa ishin atëherë. Ne kemi besim se ata do të bien poshtë përsëri.
Përfaqësuesi ka vijuar më tej duke thënë se aktori i njohur po planifikon të ndjekë veprime ligjore kundër akuzueses. Foxx synon të ndjekë rrugë ligjore dhe ka një kërkesë për ndjekje penale kundër këtij personi dhe avokatëve të saj për rideklarimin e këtij veprimi të shëmtuar dhe jo serioz.