19.5 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Injorimi i Bashës nga VV-ja, Rashiti: Kjo tregon se atmosfera brenda VV-së është e kalbur deri në palcë

- Advertisement -

 

Deputeti me origjinë shqiptare në kantonin e Bernit, Korap Rashiti, ka komentuar injorimin e kryeparlamentarit Dimal Basha nga parti e tij dhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Ai ka bërë me dije se ata që e zgjodhën kryetar të Kuvendit sot po e lënë anash.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se bashkëpartiaket e tij tani po e xhelozojnë Bashën.

“Dimal Basha, që e zgjodhën kryeparlamentar vet shokët e tij, sot është lanë krejt anash prej familjes së vet politike. I ra një gjobë 25 mijë euro edhe s’po ka hiç përkrahje prej kampit të vet. Në eventin e NATO-s, Vjosa Osmani e trajtoi – me fal për shprehjen – si me qenë hiç, si me qenë leckë. Shumë keq me pa kështu, keq për Dimal Bashën, keq per Kosoven. Ata që dje i quajke miq, sot po dalin krejt xhelozë, e kjo po shihet qartë prej përbuzjes që po ia bëjnë”, ka shkruar ai, duke shtuar se me këto sjellje të VV-së ndaj Bashës po perbuzet edhe pozita e kryetarit të Kuvendit.

“Në fakt, duke e trajtu kështu Dimal Bashën, nuk është veç Dimalin që po e çnjerëzojnë, por edhe funksionin e tij dhe me këtë edhe institucionet, respektin minimal që duhet me pas. Kjo e tregon qartë një gjë: brenda LVV-së atmosfera duhet me qenë e kalbur deri në palcë. E për jashtë, kjo e tregon edhe ma shumë: çka iu intereson klanit të ngushtë janë vetëm poste CEP MË CEP dehumanizim”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit