18 C
New York
Thursday, September 4, 2025

Buy now

Iniesta zbulon formacionin e tij më të mirë: Lë jashtë emra të mëdhenj si Ronaldinho, Neymar apo Ramos

- Advertisement -

Ish-mesfushori legjendar Andres Iniesta ka zbuluar formacionin e tij ideal, të përbërë nga lojtarë me të cilët ka ndarë fushën gjatë karrierës së tij të artë.

Në një intervistë për Daily Mail, spanjolli bëri një zgjedhje tërësisht “blaugrana”, duke përfshirë vetëm shokë skuadre nga Barcelona, mes tyre edhe një përfaqësues kroat.

Në sulm, Iniesta vendosi Pedron krah Lionel Messit dhe David Villës. Mesfusha përbëhet nga Ivan Rakitic, Xavi dhe Sergio Busquets, ndërsa mbrojtja nga Dani Alves, Carles Puyol, Gerard Pique dhe Jordi Alba. Portieri i zgjedhur është Víctor Valdes.

41-vjeçari theksoi se nuk dëshiron ta vendosë veten në formacion, por mund të shërbente si trajner.

Këto zgjedhje lanë jashtë shumë emra të mëdhenj që kanë luajtur përkrah tij te Barcelona, si Ronaldinho, Samuel Eto’o, Thierry Henry, Luis Suarez apo Neymar.

Po ashtu, ai nuk përfshiu as lojtarë nga kombëtarja spanjolle si Iker Casillas, Sergio Ramos apo Cesc Fàbregas.

Iniesta është produkt i akademisë La Masia dhe debutoi me Barcelonën në vitin 2002 si adoleshent. Ai shpejt u bë pjesë e pandashme e skuadrës, duke u shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij.

Gjatë karrierës në “Camp Nou”, Iniesta zhvilloi mbi 650 ndeshje zyrtare dhe ishte shtyllë kryesore në periudhat e artë të klubit nën drejtimin e Frank Rijkaard dhe Pep Guardiolës, duke fituar dhjetëra trofe kombëtarë e ndërkombëtarë.

Të ngjashme

Të fundit