Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, beson se Nico Williams do ta çonte në tjetër nivel klubin katalunas, në rast të transferimit të tij.
Mes Barcelonës që thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me Williams, legjenda e klubit Iniesta beson se ai do të ishte një shtesë e shkëlqyeshme për ekipin katalanas – i cili nuk arriti të fitojë një trofe sezonin e kaluar – por nuk është i sigurt nëse një marrëveshje do të arrihet.
“Niveli që ai po tregon është në përputhje me ekipin kombëtar,” tha ai për Mundo Deportivo. “Po flasim për Nico [Williams] ose Lamine [Yamal], por mund të flisni edhe për Fabián [Ruiz], Rodri, Dani Olmo… çdokush. Nico Williams ka pasur gjithashtu një sezon fantastik në klubin e tij, ai është një emër që me siguri do të dëgjohet nga skuadrat e mëdha. Nënshkrimi i Barcelonës me të, do ta çonte klubin në tjetër nivel, por do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Pavarësisht vështirësive financiare të shumë-publikuara të Barçës, duket se ata po ecin përpara për të nënshkruar me 22-vjeçarin. Williams shënoi tetë gola dhe bëri 19 asistime në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe kjo formë i dha atij një vend fillestar në formacionin e Spanjës për Euro 2024. Ai ka shënuar një gol dhe një asist në ecurinë e Spanjës drejt finales së Berlinit dhe kjo ka tërhequr interesin nga Barca, Arsenali, Chelsea dhe shumë klube.
Ndërsa spekulimet do të vazhdojnë të rriten për të ardhmen e Williams, anësori do të përgatitet për finalen e Spanjës në Euro 2024 kundër Anglisë të dielën, më 14 korrik.