Aleanca e shoqërisë civile e ashtuquajtura “Nisma për Demokraci” u lansua sot në Bernë. “Nisma për Demokraci” e kërkon një rimendim të natyralizimit.
Në iniciativën e marrë kërkohet që kushdo që jeton në Zvicër për pesë vjet duhet të ketë të drejtën e shtetësisë. Zvicra përjashton rreth një të katërtën e popullsisë së saj nga shtetësia, shkruan Indeksonline.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/05/45rtutty.jpg)
Sipas iniciativës, kushdo që ka jetuar në mënyrë të ligjshme në Zvicër për pesë vjet, nuk ka kryer një vepër të rëndë penale, nuk rrezikon sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Zvicrës dhe ka njohuri bazë të një gjuhe kombëtare, duhet të ketë të drejtën e natyralizimit.
Zvicra është ende një nga vendet më të vështira për t’u natyralizuar në një krahasim me shtetet tjera evropiane.
Nisma popullore u nis nga shoqëria civile Allianz Aktion Vierviertel dhe u mbështet nga PS, të Gjelbrit, Operacioni Libero, Fondacioni për Demokraci Direkte, Campax dhe organizata të tjera.