12.4 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Iniciativa ukrainase për njohjen e Kosovës, ish-ministri: Në Ukrainë tash e dinë kush janë miqtë e tyre

- Advertisement -

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar dje një draft-rezolutë në parlamentin ukrainas, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës. Goncharenko ka bërë publike iniciativën e tij në rrjetin social Twitter, duke shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, i cii tha se pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, tashmë populli ukrainas i njeh cilët janë miqtë e vërtetë meqë deri tash kanë ruajtur lidhjet miqësore me serbët.

“Iniciativë e rëndësishme nga deputetët ukrainas, duke bërë thirrje për njohjen e Kosovës. Prej vitesh, Ukraina ka refuzuar të njohë Kosovën, duke ruajtur lidhje miqësore me Serbinë. Pas pushtimit gjenocidal rus, Ukraina e di se cilët janë miqtë e vërtetë. Sigurisht që jo apologjetët e Putinit”, ka shkruar Selimi.

Deputeti Goncharenko po ashtu ka bërë një postim tjetër në Facebook në lidhje me draft-rezolutën e propozuar, duke thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës s’e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe shteti njihet nga 22 vende të BE-së, teksa ka përmendur veçmas edhe SHBA-në, Britaninë e Madhe e Kanadanë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit