23.3 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Iniciativa qytetare e Fehmi Kupinës e mposht LDK’në në PZAP, pritet certifikimi i saj nga KQZ’ja

- Advertisement -

KQZ’ja s’e ceritifkoi para pesë ditësh iniciativën qytetare të Fehmi Kupinës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Kjo, pasi që LDK pretendonte se slogani i iniciativës ishte i ngjashëm me atë të përdorur nga subjekti i tij politik më 2017-ën, shkruan Insajderi.

Gjithsesi, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ kishte rekomanduar certifikimin e iniciativës, duke konstatuar se emri/slogani nuk krijon ngatërrim me ndonjë subjekt tjetër politik.

Përkundër kësaj, PZAP ka konstatuar se emri dhe slogani i iniciativës nuk janë identikë apo ngatërrues me ndonjë subjekt tjetër politik.

Sipas tyre, KQZ e refuzoi certifikimin vetëm për shkak të ngjashmërisë së pretenduar të sloganit, gjë që nuk ka bazë ligjore.

“Edhe nëse pretendohet se slogani i përdorur nga Iniciativa Qytetare “Lidhja e Prishtinës” krijon hutim me ndonjë slogan të përdorur nga parti politike para tetë viteve, në një proces zgjedhor të kaluar, një pretendim i tillë nuk ka asnjë bazë ligjore. Ligji nuk i njeh partive politike të drejtën për pronësi të përhershme mbi fjalë apo slogane të përdorura në një fushatë të caktuar, aq më tepër kur këto janë të largëta në kohë dhe të kufizuara në kontekstin e një procesi zgjedhor të caktuar. Kësisoj, çdo arsyetim mbi bazën e sloganeve të dikurshme bie ndesh me ligjin dhe nuk mund të justifikojë refuzimin e certifikimit të një iniciative qytetare”, thuhet në vendimin e PZAP’së.

PZAP ka bërë të ditur se kundër këtij vendimi lejohet ankesë në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve nga pranimi.

Kujtojmë se në fillim, Fehmi Kupina ishte caktuar si kryesues i Asamblesë Komunale të Kryeqytetit nga LDK’ja e që më pas, për shkak të prishjes së raporteve, ishte zëvendësuar me Pëllumb Bajqinovcin

Të ngjashme

Të fundit