Një influencere shqiptare ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi një video e saj në koncertin e Dua Lipës në Australi u bë virale. Ajo po kërcente në shkallët e stadiumit dhe po filmonte veten me një dritë led të ngjitur në telefonin e saj, gjë që shkaktoi një sërë reagimesh.

Ky moment u raportua edhe nga media britanike “Daily Mail”, e cila konfirmoi se influencerja në fjalë është Donjeta Bekteshi, një përdoruese e TikTok me 79 mijë ndjekës.

Donjeta shpjegoi se kishte shkuar e vetme në koncert, duke filmuar këngët e saj të preferuara dhe duke i dërguar videot shoqeve, madje duke hyrë në LIVE (transmetim të drejtpërdrejtë në platformë) për ndjekësit e saj. Megjithatë, ajo u kritikuar nga disa që thanë se drita që ajo përdorte kishte shpërqendruar të tjerët dhe kishte penguar shijimin e koncertit.

Nga ana tjetër, shumë ndjekës e mbështetën dhe e komplimentuan për veprimin e saj.

Kjo situatë ka nxitur një debat më të gjerë për sjelljen e njerëzve në koncerte, një temë që ka marrë gjithnjë e më shumë vëmendje mes fansave të muzikës së Gjeneratës Z dhe Millennial.