14.2 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Influencerja Emilie Kiser rikthehet në rrjete sociale pas humbjes tragjike të djalit 3-vjeçar

- Advertisement -

Gati një muaj pas deklaratës së saj të parë publike për humbjen e djalit 3-vjeçar, Trigg, Emilie Kiser është rikthyer në rrjete sociale me një video.

Në fillim, ajo shfaqet duke përgatitur kafen e ftohtë, siç bënte para tragjedisë, e më pas u drejtua ndjekësve duke pranuar se është shumë e emocionuar dhe e pasigurt se çfarë të thotë.

Emilie falënderoi komunitetin e saj në TikTok për mbështetjen dhe tha se shpreson të lidhet sërish me ta, por do të ndajë vetëm aq sa ndihet gati, pasi ende po përpunon dhimbjen ditë pas dite.

 Foto: Instagram

Ajo e quajti këtë rikthim “terapeutik”, por theksoi se nuk do të ndajë çdo ndjenjë në publik.

Në fund të videos, bëri një “Sunday reset”, duke treguar momente nga pastrimi i shtëpisë.

Kujtojmë se më 28 gusht, Emilie kishte ndarë një deklaratë të gjatë ku përshkruante dhimbjen e humbjes së djalit, i cili vdiq më 18 maj, në pishinën e familjes.

Ajo mori përgjegjësinë si nënë, duke theksuar se një rrethim i përhershëm i pishinës do t’ia kishte shpëtuar jetën Trigg-ut.

Emilie shtoi se dëshiron që historia e tij të shërbejë si paralajmërim për familje të tjera, ndërsa premtoi se në të ardhmen do të vendosë më shumë kufij mbi atë çfarë ndan në rrjete sociale.

Të ngjashme

Të fundit