14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Influenceri i njohur arrestohet sepse ka dhunuar bashkëshorten 95-vjeçare, trashëgimtare diamantesh!

- Advertisement -

Influenceri i modës 61-vjeçar José Castelo Branco, i cili u martua me një trashëgimtare diamantesh, është arrestuar në Portugali. Ylli i modës, akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij Betty Grafstein 95-vjeçare. Por influenceri i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk është e vërtetë.

Një nga arsyet që çifti është përfolur gjithnjë është fakti që ndajnë të njëjtën gardërobë. Castelo Branco u bë i famshëm në vitin 2008 me albumin “Oui, C’est Moi” dhe pjesëmarrjen në ‘reality show’ të ndryshëm.  Një arsye tjetër është fakti që kanë 34 vite diferencë.

Sipas mediave lokale, shkruan Page Six, Grafstein u shtrua muajin e shkuar në një spital në Cascais me  “probleme të ndryshme”. Ajo i ka kërkuar stafit “ta shpëtojnë” nga keqtrajtimi i të shoqit, i cili u arrestua më 7 maj. Branco është lënë i lirë por “ndalohet të takojë” gruan e tij. Gjithsesi, ai ka vazhduar të postojë në rrjetet sociale duke u kërkuar njerëzve “të luten për gruan e tij”.

Vitin e shkuar,  61-vjeçari tha për US Sun se të panjohurit i thonë se “po jeton me paratë e saj, mezi pret që ajo të vdesë”. Për këtë, ai u shpreh se përjeton bullizëm të tmerrshëm. Betty ishte e martuar me Albert Grafstein që drejtonte Grafstein Diamond Corp. me vëllanë e tij. ata jetuan në Portugali dhe pas vdekjes të së shoqit, Betty u njoh me Castelo Branco.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit