Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2025. Sipas raportit, inflacioni vjetor ka arritur në 5,3%, ndërsa ai mujor është 0,4%.
Inflacioni vjetor – 5,3% më i lartë se nëntori 2024
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është rritur mesatarisht me 5,3% krahasuar me nëntorin e vitit 2024. Kjo rritje është kryesisht rezultat i shtrenjtimit të disa grupeve të COICOP-it, ndër të cilat më të theksuarat janë:
Shërbime të tjera për pajisjet personale të transportit (+18,1%)
Pemë (+16,1%)
Energjia elektrike (+15,5%)
Bileta të fluturimeve (+14,6%)
Mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (+14,1%)
Kafe, çaj dhe kakao (+14,0%)
Mish (+13,7%)
Pushime të organizuara (+13,5%)
Qumësht, djathë dhe vezë (+10,5%)
Rritje kanë pësuar edhe grupet tjera si lëndët djegëse të ngurta, shërbimet ambulantore, shërbimet hoteliere, pajisjet terapeutike, duhani, kujdesi personal, produktet ushqimore, buka dhe drithërat, pijet alkoolike, arsimi dhe të tjera. Ndikimi i përbashkët i këtyre nëngrupeve në inflacionin vjetor vlerësohet në 5,4%.
Në anën tjetër, janë regjistruar ulje të lehta të çmimeve te:
Karburante dhe lubrifikantë për pajisjet personale të transportit (-0,8%)
Blerje e automjeteve (-0,5%)
Këto ulje kanë dhënë një ndikim të përgjithshëm prej -0,1% në IHÇK.
Inflacioni mujor – rritje 0,4% në krahasim me tetorin
Krahasuar me tetorin 2025, çmimet e konsumit në nëntor janë rritur mesatarisht me 0,4%. Kjo rritje është nxitur kryesisht nga:
Shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (+5,1%)
Qumësht, djathë dhe vezë (+4,2%)
Perime (+3,0%)
Energjia elektrike (+1,8%)
Karburante dhe lubrifikantë për pajisjet personale të transportit (+1,6%)
Mish (+1,1%)
Kujdes personal (+1,0%)
Kafe, çaj dhe kakao (+1,0%)
Blerje e automjeteve (+0,6%)
Ndikimi i përbashkët i këtyre nëngrupeve në rritjen mujore është 0,6%.
Rënie domethënëse mujore është vërejtur te:
Bileta të fluturimeve (-15,9%)
Pushime të organizuara (-8,2%)
Këto ulje kanë kontribuar me 0,2% në ngadalësimin e inflacionit mujor.
Të dhënat shtesë sipas grupeve COICOP
Raporti përfshin edhe ndryshimet mujore dhe vjetore sipas grupeve kryesore të COICOP-it, ku më të larta rezultojnë:
Ushqimi dhe pijet joalkoolike: +8,7% vjetore
Strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndë djegëse: +8,8% vjetore
Restorantet dhe hotelet: +8,5% vjetore
Shëndetësia: +7,0% vjetore
Ndërsa transporti shënon një rritje të lehtë vjetore prej 1,5%, dhe komunikimi një rënie të vogël prej -0,2%.






