8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Inflacioni në Britani shënon rekord të ri, shkak rritja e çmimeve

- Advertisement -

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arriti në nivelin më të lartë në 40 vite,  muajin e kaluar, duke u rritur mbi 10% për herë të parë që nga viti 1982. Çmimet e ushqimeve u rritën veçanërisht në korrik, shkruan CNN.

Inflacioni, i cili në qershor arriti në 9.4% mbetet në nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit. Inflacioni po rritet me ritme më të shpejta nga sa kishin parashikuar ekonomistët dhe, siç parashikon Banka e Anglisë, mund të arrijë në 13% në tetor, kur rritjet e mëdha të çmimeve të energjisë do të hyjnë në fuqi për familjet.

Si rezultat, fuqia blerëse e britanikëve po tkurret me një ritëm rekord pasi pagat u ulën me 3% në tremujorin deri në fund të qershorit, sipas shifrave të publikuara nga ONS.

Shkaku i rritjes së inflacionit ishte rritja e çmimeve të bukës, drithërave apo produkteve të bulmetit si qumështi, djathi dhe vezët. Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0.6% në korrik, asnjë ndyshim nga viti i kaluar.

Çmimet më të larta të benzinës dhe naftës, janë gjithashtu një nga shkaqet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit