23.7 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Inflacioni 4.3% vetëm në qershor, Muharremi: Në secilin vend ky lajm do ta dridhte qeverinë dhe skenën politike

- Advertisement -

Referuar të dhënave zyrtare të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, opinionisti Shenoll Muharremi tha se inflacioni – rritja e çmimeve – ka shkruar 4.3% vetëm në qershor.

Indiferencën qytetare dhe politike ndaj një rritje të tillë, Muharremi s’e kupton.

“Në secilin vend kjo kishte me dridhë qeverinë, ekonominë dhe krejt skenën politike, biznesore dhe akademike. Gjithashtu, prokupimi më i lartë i qytetarëve të Kosovës janë çmimet e larta (inflacioni)”, tha ai.

Postimi i plotë:

A jemi shumë të pasur, të painteresuar.. apo injorantë?

Sot është raportu nga ASK se inflacioni në qershor ka shku 4.3%. Kjo nga një nivel vetëm 0.7% nentor e 1.5% janar. Disa produkte në qershor janë regjistru me rritje të çmimeve deri 18.2%.

Kjo as që ka mbri me u bë lajm apo pjesë e diskutimeve ditore. Në secilin vend kjo kishte me dridhë qeverinë, ekonominë dhe krejt skenën politike, biznesore dhe akademike. Gjithashtu, prokupimi më i lartë i qytetarëve të Kosovës janë çmimet e larta (inflacioni).

Kjo tregon që ose problemet tona aktuale janë aq dramatike saqë nuk i ka ardh rendi inflacionit. Ose që jemi totalisht të painteresuar dhe joserioz me menaxhu ekonominë dhe shtetin.. rrjedhimisht; gjakftohtë për hallin kryesor të qytetarëve. Ose që skemi lidhje as me ekonomi e as me menaxhim, jemi injorantë. Cilido rasti, duhet me ndryshu.

Nëse diçka nuk ndryshon muajt e ardhshmë që me me kriju një ftohje të inflacionit deri në nivel 2%-2.5% vjeshta dhe dimri munden me gjetë me një inflacion eksplodues dhe brutal që mundet me sjellë pasoja serioze. Kjo nënkupton krizë financiere te familjet, edhe ashtu të goditura me çmime tash e sa vite. Pra fuqia blerëse e qytetarëve dhe familjeve po zbehet ashpër.

Burimet kryesore të rritjes së çmimeve mbesin keqmenaxhimi i ekonomisë (askush se menaxhon inflacionin, as që përmendet). Importi kronik dhe në rritje dramatike. Sidomos, rritja e çmimit të energjisë dhe keqmenaxhimi dhe keqrregullimi i sektorit të energjisë.

Aktualisht ekonomia e Kosovës është në autopilot ku absolutisht askush nuk e menaxhon dhe kujdeset. Kriza politike dhe institucionale muajt e fundit po ndikon që çmimet të rriten e qytetarët të varfërohen.

Të ngjashme

Të fundit