12.4 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Infermieri i QKUK-së nis grevën para MSh-së me gjashtë kërkesa

- Advertisement -

Infermieri Enlirat Duraku, ka nisur grevën para Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përmban gjashtë kërkesa, raporton Ekonomia Online.

Duraku ka deklaruar se greva e tij nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tij.

“Formimi i Drejtorisë së Infermierisë në QKUK, pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, pagesën e punës gjatë vikendeve dhe gjatë festave, pagesën e rrezikshmërisë dhe orëve shtesë”, janë disa nga kërkesat që Duraku i ka shpalosur para MSh-së.

Ndonëse ishte e paraparë që të pranishëm të jenë edhe infermierë tjerë, aty u pa vetëm ai. E për mungesë të kolegëve të tij, Duraku thotë se janë frikësuar nga eprorët e tyre.

“Jemi të vetëdijshëm që 99 për qind të infermierëve janë të frikësuar prej shefave të tyre, sidomos eprorëve të tyre, pra frika është shkaku kryesor”, thotë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit