1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Infeksioni që thuajse i mori jetën yllit të “Emily in Paris”

- Advertisement -

Aktorja e “Emily In Pparis”, Ashley Park ka rrëfyer se për pak sa nuk vdiq nga një infeksion që infektoi organet e saj.

32-vjeçarja ka përdorur llogarinë e saj të instagramit, përmes të cilit ka treguar frikën e përjetuar pas një problemi shëndetësor,i cili filloi me bajamet gjatë kohës qe ishte me pushime në Tajlandë për Vitin e Ri.

Aktorja ka treguar se ka përjetuar dhimbje të tmerrshme para se të shkone në departamentin e kujdesit intensiv.

Ylli i ekranit, e cila luan Mindy Chen në serialin e Netflix, tha se ajo është ende duke u rikuperuar por që rreziku ka kaluar.

Ashley foli për vështirësitë e saj të fundit për 2.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram teksa ka publikuar disa foto nga shtrati i saj në spital.

Bashkangjitur postimit, ajo ka shkruar: “Ndërkohë që gjendem e shtrirë këtu duke marrë veten nga javët e para të vitit 2024, e vetmja fjalë që më vjen në mendje është mirënjohja”.

“Ndërsa isha me pushime në dhjetor të Vitit të Ri, fillova të kisha dhimbje në fyt, e cila u shndërrua në goditje kritike septike, e cila infektoi dhe preku disa nga organet e mia.”

“Jam mirënjohës që shëndeti im është përmirësuar pavarësisht asaj që na kishin thënë fillimisht.

Aktorja vlerësoi të dashurin Paul Forman, 29 vjeç, i cili ka qendruar pranë gjatë gjithë kohës.

Ajo shtoi: “Ti qetësove frikën time dhe më mbajte nëpër ambulanca, tre spitale të huaja, një javë në kujdesin intensiv, skanime dhe teste të panumërta dhe injeksione, dhimbje torturuese dhe kaq shumë konfuzion, të gjitha ndërsa ishim vetëm në anën tjetër të botës larg atyre që ne njohim. Të dua Paul. Më shumë se sa mund të them ndonjëherë.’

Ashely falenderoi gjithashtu çdo mjek dhe infermiere të kujdesit intensiv që punuan pa u lodhur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit