Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), duke riafirmuar njëkohësisht mbështetjen e plotë të FIFA-s për zhvillimin e futbollit kosovar.
Në mesazhin e tij, Infantino theksoi rëndësinë e vazhdimësisë institucionale, investimeve në infrastrukturë, zhvillimit të të rinjve dhe forcimit të garave, duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë me FFK-në për avancimin e mëtejshëm të futbollit në Kosovë.
Një tjetër sinjal i qartë i besimit dhe partneritetit ndërkombëtar për të ardhmen e futbollit kosovar.
Ndryshe, Agim Ademi është rizgjedhur sot në krye të FFK për herë të tretē.






