5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Infantino pret Osmanin në zyrën e FIFA-s: Diskutuam për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë

- Advertisement -

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njofton se ka mirëpritur presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s, në Paris.

Në llogarinë e tij në Instagram ai ka postuar fotografi nga takimi në fjalë, ku shprehet se edhe më parë ka pasur nderin ta takonte dr. Osmanin gjatë vizitës së tij në vendin e saj të bukur në vitin 2022 dhe se kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar ato diskutime.

“Ne folëm sesi futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe diskutuam plane për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre”.

“Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së qeverisë në zhvillimin e futbollit për t’u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur sportin tonë të mrekullueshëm”, shkroi Infantino në postimin e tij.

Ndërkaq ai shtoi se i uroi fat presidentes sonë dhe se i ka thënë që qeveria e saj dhe FFK-ja mund të llogarisin gjithmonë në mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit