18.3 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Infantino me fjalë të mëdha për Kosovën, ndihet si në shtëpi

- Advertisement -

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur fjalë të mëdha për Kosovën në ceremoninë në të cilën do të nderohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Infantino po e viziton Kosovën për herën e dytë, e cila është më e veçantë për shkak të nderimit të madh që po i bëhet.

Në fjalën e tij, Infantino ka thënë se në Kosovë po ndihet si në shtëpinë e tij, ndërsa ka përmendur edhe të ndjerin Fadil Vokrri, i cili gjatë kohës sa ishte në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte angazhuar për pranim në FIFA.

Në fakt, në kongresin e tij të parë si president i FIFA-s, Infantino e pranoi Kosovën në institucionin që ai e drejton.

“Kosova sot, është qendra botërore. Po ndihem mirë në shtëpinë time. Gjatë kohës kur donit të pranoheshit, Fadil Vokrri ishte gjithmonë aty pranë për ndonjë takim. Jam i nderuar që ishte presidenti i parë i FIFA-s, që e pranova Kosovën në FIFA”, ka thënë Infantino.

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, e ka nderuar me Medaljen e Nderit kreun e FIFA-së, Gianni Infantino.

Presidentja Osmani-Sadriu, ka vlerësuar Infantinon për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës në momente festive “por më së shumti për ato sfiduese”.

Ajo ka thënë se ka qenë kontributi i Infantinos që ka bërë që secilit fëmijë të Kosovës t’i jepet arsye për të ëndërruar.

Të ngjashme

Të fundit