Infantino konfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës

- Advertisement -

Irani do të marrë pjesë në FIFA World Cup 2026 dhe do të luajë ndeshjet sipas kalendarit të përcaktuar, ka konfirmuar presidenti i FIFA, Gianni Infantino.

Infantino ishte i pranishëm në tribunë në Antali, gjatë ndeshjes miqësore mes Kombëtarës së Iranit dhe Kombëtarës së Costa Rikës, ku gjatë pushimit të sfidës bëri edhe deklaratën e tij.

“Irani do të jetë në Kupën e Botës në stadiumet e parashikuara, ky është motivi që unë jam këtu”, është shprehur ai.

Pjesëmarrja e Iranit në Botëror ishte vënë në dyshim për shkak të tensioneve dhe konfliktit të krijuar në Lindjen e Mesme.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se skuadra iraniane ishte e mirëpritur në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, por kishte shtuar se do të ishte më mirë të mos vinte, ndërkohë që autoritetet iraniane kishin kërkuar që ndeshjet e tyre të zhvillohen vetëm në shtetin e Meksikës.

Të ngjashme

Të fundit