Indonezia “nuk ka plan për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike me Izraelin”, ka raportuar agjencia shtetërore e mediave Antara, duke cituar ministrinë e Jashtme.
“Theksoj se deri më tani, ne nuk kemi asnjë plan për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin, veçanërisht pasi Izraeli ende nuk i ka pushuar mizoritë e tij në Gaza deri më tani”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme indoneziane, Lalu Muhamad Iqbal në një deklaratë të enjten vonë.
Deklarata erdhi disa orë pasi dy zyrtarë izraelitë i thanë CNN se Izraeli dhe Indonezia kishin zhvilluar diskutime për të normalizuar marrëdhëniet gjatë tre muajve të fundit.
Iqbal tha se Indonezia do të ishte “konsistente” dhe “në vijën e parë për të mbrojtur të drejtat e kombit palestinez”, sipas raportit të medias shtetërore.