Instituti për Politika Zhvillimore “INDEP” ka reaguar në lidhje me paralajmërimin për rritje të pagave nga ana e pushtetit nga muaji janar e korrik dhe premtimet e opozitës për këtë temë.
INDEP ka shprehur shqetësimin e thellë, duke i quajtur këto zhvillime si lojëra për pushtet.
“Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shpreh shqetësimin e thellë që, për të disatën herë, partitë politike në Kosovë po përdorin ndryshimet në nivelet e pagave të sektorit publik për qëllime elektorale. Vendimi i fundit i Qeverisë për rritjen graduale të koeficientëve të pagave në sektorin publik dhe reagimet e ngjashme nga opozita janë shembull tjetër i kësaj prirjeje shqetësuese, veçanërisht në kohën kur vendi po i afrohet zgjedhjeve të reja” – thuhet në reagimin e INDEP, ndër të tjera.