Kryeministri Albin Kurti po synon që Kosova t’i afrohet Danimarkës, Finlandës e Norvegjisë sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke thënë se do të vazhdojnë të punojnë derisa të afrohen në kryes të listës.
Sipas, Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Kosova ka shënuar ngritje në vitin 2021 për 17 vende nga viti paraprak 2020. Në 2021, Kosova renditet në vendin e 87-të.
Anipse ish-kryeministri i vendit, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, meritat ia ka lënë qeverisjes së LDK-së, Kurti tha se lufta e qeverisë së tij kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dhënë rezultat.
“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe inst. korrupsioni jep rezultate. Kosova ka përmirësuar pozitën e saj me 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, nga 104 në 87. E kënaqur me këtë vlerësim të organizatave kredibile. Puna jonë vazhdon, derisa të afrohemi në krye të listës”, shkroi Kurti në një cicërimë në Twitter.