Artisti holandez, Joost Klein, është diskualifikuar nga edicioni i sivjetmë i Eurovizionit, pas një incidenti të ndodhur në prapaskenë.
Performuesi është dërguar në shtëpi pasi një pretendimi për frikësim që iu bë policisë suedeze nga një anëtare e grupit të produksionit, raporton BBC.
Në një qëndrim, organizatori i festivalit ka thënë “se nuk do të ishte e përshtatshme për të që ta vazhdonte garën” derisa ka një proces ligjor në zhvillim.
Klein ka qenë ndër favoritet për të fituar me këngën e tij, Europapa.