Dy të shtëna me mjete piroteknike janë shënuar në zonën ku ndodhet kampi i “studentëve që duan të mësojnë” përgjatë protestës në Beograd.
Policia për momentin nuk ka reaguar, kurse rojet e studentëve janë tërhequr. Ky grup po konsiderohet si “mburojë” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton REL-i, shërbimi në gjuhën serbe, duke cituar një gazetar të agjencisë ‘Beta’, përcjell Insajderi.
Sipas REL-it, gjithçka ndodhi brenda zonës së mbrojtur nga policia.
Xhandarmëria serbe formuan me shpejtësi një grup, tentuan të qetësonin grupin që po hidhte lëndë piroteknike dhe më pas i larguan ata.