Një incident është raportuar të ketë ndodhur sot në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë.
Sipas raportimeve, një mjet piroteknik është hedhur nga një ndërtesë, teksa më pas ka ndërhyrë policia, shkruan lajmi.net.
Forcat e rendit të cilat po kujdeseshin për mbarëvajtjen pa incidente të këtij aktiviteti, kanë filluar me kontrollimin e banesës nga ku dyshohet se u hodh mjeti piroteknik.
Ndërkaq, në këtë paradë morën pjesë edhe shumë figura publike, përfshirë politikanë e ambasadorë.