9.6 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

Incident i rëndë në Prishtinë, humb jetën një person gjatë punës – lëndohet një tjetër

- Advertisement -

Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën Faruk Rama në Prishtinë, ku dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftojë se si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.

Ahmeti bëri të ditur se personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë.

Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa ka bërë të ditur se aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Të ngjashme

Të fundit