-5.4 C
New York
Friday, January 16, 2026

Buy now

Ina ‘e godet’ Brikenën: Ke ardhur për të gjetur sponsor për të paguar Miss-in

- Advertisement -

Brikena Selmani dhe Ina Aderi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e enjte).

Ato kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës, e madje kaluan edhe në ofendime.

“Çfarë nuk bën për një copë famë”, iu drejtua banorja nga Kosova.

 Foto: Instagram

“Ti mendon se këtu kam ardhur për famë. Mendon se më mungon. Po ti për çfarë ke ardhur apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in”, ia ktheu në anën tjetër Ina.

“Nuk më nxjer nga vetja se nuk më djegin fjalët e tua”, u përgjigj mes tjerash Selmani.

 Foto: Instagram

Konkurrentet kanë përmendur gjëra nga jashtë që i kanë sjell brenda shtëpisë.

Veç tyre, këto ditë ka pasur debate edhe mes të tjerëve, ndonëse secili synon të jetë në vëmendje.

Të ngjashme

Të fundit