23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

“Imponimi i një modeli për Asociacionin s’do të funksiononte, Serbia shkeli Marrëveshjen”, thotë Serwer

- Advertisement -

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara besoj se do të parapëlqenin që Kosova të propozojë diçka që dëshiron. Do të mund të provonin të impononin diçka, por dyshoj se kjo do të kryente punë. Paramendoj se Kosova do ta injoronte atë derisa Bashkimi Evropian ta inkorporonte brenda proceseve anëtarësuese [në BE]. Por, kjo është tepër larg”, na tha Daniel Serwer.

Në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, Serwer thotë se “pa asnjë dyshim” Serbia e ka shkelur atë kur ka kundërshtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës këtë javë. Madje edhe shpjegimin e tyre se nisja e zbatimin të Marrëvesjes nis me themelimin e Asociacionit të Komunav [të banuara me shumicë] Serbe, Serwer e sheh “pa ndonjë lidhje”.

“Serbia pa pikë dyshimi e ka shkelur Nenin 4 të Marrëveshjes së shkurtit: ‘Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndëerkombëtare’. Lidhja që Serbia po citon është në mënyrë eksplicite e përjashtuar në Marrëveshjen e Ohrit: “Kosova dhe Serbia pajtohen që të githa Nenet t’i zbatojnë pa ndërlidhje me njëra tjetrën”, thotë Serwer.

Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës – pikë kjo ku Serbia sërish e ka shkelur marrëveshjen duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës dhe kundër marrëveshjes – Serwer beson se të zgjedhurit duhet të marrin detyrën, ndonëse e ka të qartë se kështu siç qëndrojnë gjërat, qeverisja e tyre në këto komuna do të jetë sfidë më vete.

“Ju mund ta dini që të gjithë votuesit janë shqiptarë. Unë nuk e di. Prej nga vi unë votojnë qytetarët dhe jo etnitë. Zyrtarët e zgjedhur duhet të marrin detyrën. Por, do të jetë e vështirë për ta që të qeverisin”, përfundoi ai.

2 maji, vendimtar për Asociacionin

Takimi i parë i Nivelit të Lartë pas Marrëveshjes së Ohrit mbahet më 2 maj dhe në krye të agjendës do ta ketë fillimin e procesit të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Këtë e konfirmoi vetë Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në një intervistë për median sllovake “Dennik”, ku tha se është pikërisht draft-Statuti i Asociacionit ajo çfarë do të kenë në tryezë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Do të jetë hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, tha Lajçak. Se themelimi i Asociacionit është “nevojë urgjente” tha edhe Këshilltari i Lartë në DASh, Derek Cholllet.

“Për mua e rëndësishme është që më 2 maj të kemi takimin e planifikuar mes Presidentit [të Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Kryeministrit [të Kosovës, Albin] Kurti në Bruksel, ku fillimi i procesit të themelimit të Asociacionit [të Komunave të banuara me shumcië serbe] do të jenë në agjendë. Draft-Statuti do të paraqitet, i cili është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, tha Miroslav Lajçak këtë të enjte.

Lajçak vazhdoi të elaborojë edhe më tej për çka dhe pse po bëhet ky Asociacion: “për të qartësuar marrëdhënien mes qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës”, tha ai. Kjo, sipas tij, për arsye të “përcaktimit të statusit ligjor të serbëve të Kosovës dhe pakicës serbe në Kosovë”. Dhe, këtij Asociacioni, sipas Lajçak, i duhet përcaktuar “se çfarë kompetencash do të ketë”.

“Është temë e ndjeshme, ka ende shumë për të biseduar rreth saj, por për mua është e rëndësishme që më në fund të nisim të përcaktojmnë se çfarë do të thotë ky Asociacion, cili do të jetë statusi ligjor i tij, çfarë kompetencash do të ketë. Do t’u rrimë prapa modeleve evropiane”.

Deklarohet Chollet

Zyrtari i Lartë në Departamentin amerikan të Shtetit këtë të enjte telefonoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin, siç lajmëroi, biseduan rreth “nevojës urgjente për themelimin e Asociaconit të Komunave Serbe”.

“Bisedë përmbajtësore dhe pozitive me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot. U pajtuam rreth fuqizimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve ndëermjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe përqendrimin e përbashkët në progresin rreth Dialogut, e në veçanti për nevojën urgjente për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Presim takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, shkroi Derek Chollet në Twitter.

Vuçiq kërkon tjetër çka: Asociacion përtej Kushtetutës së Kosovës

Në një konferencë për media duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës të populluara me shumicë serbe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se “nuk kam vendosur ende” nëse do të shkojë në dialog më 2 maj, por vetëm që të dëgjojë Ekipin Menaxhues.

Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe “duhet të formohet vetëm në bazë të parimeve të nënshkruara me [ish-Kryeministrin e Kosovës] Isa Mustafën”, u shpreh decidivisht ai. “Të mos luajnë përalla me Serbinë rreth Kushtetutës së Kosovës”, tha presidenti serb dhe shtoi se krahas Asociacionit do të kërkojë edhe tërheqjen e njësive speciale të Kosovës nga ato zona.

Edhe ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiq, duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se “parakusht i të gjitha parakushteve” për Serbinë që të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

Asociacioni, sipas Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në bisedimet maratonëshe prej 12 orëve në Ohër muajin e kaluar ka paraqitur, siç është thënë, tri shtylla se si një Asociacioni tillë mund të ishte i bëshëm nga Kosova. E para, aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 në lidhje me parimet e këtij Asociacioni, e dyta qëndrimi i Bashkimit Evropian i shprehur më 2015 përmes letrës së ish-Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, dhe e treta, një Op/Ed i botuar më 31 janar nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, se çka do të jetë dhe çka nuk do të jetë ky Asociacion.

Të ngjashme

Të fundit