6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Implikimet ekonomike pas tensioneve në veri: DASh-i e FMN-ja me vlerësime shqetësuese për klimën e investimeve në Kosovë

- Advertisement -

Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë u rriten pas shpërthimit të protestave të dhunshme nga komuniteti serb në komunat veriore të Kosovës. Këto protesta kishin si qëllim të pengonin hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në ndërtesat komunale. Situata krijoi një alarm ndërkombëtar, në vazhdën e frikës për një tjetër konfliktit në Evropë, në kontekstin e tensioneve ekzistuese të pushtimit rus të Ukrainës.

Shkak-pasojë e të gjitha këtyre ngjarjeve ishte, natyrshëm, një tjetër faktor përkeqësues i klimës për të investuar në Kosovë.

Lajme të këqija nga FMN-ja

Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga z. Gabriel Di Bella, së fundi përfundoi vizitën e tij në Prishtinë nga 31 korriku deri më 4 gusht 2023, për të vlerësuar performancën makroekonomike të Kosovës

Në përfundim të vizitës, FMN-ja lëshoi një deklaratë duke theksuar trajektoren pozitive makroekonomike të Kosovës në mes të një peizazhi sfidues global.

Megjithatë, deklarata nënvizon gjithashtu rreziqet e mundshme që rrjedhin nga paqëndrueshmëria e shtuar globale dhe tensionet në veri të Kosovës.

Këta faktorë u paraqiten si tejet sfidues të cilët, sipas raportit, pengojnë perspektivën ekonomike të vendit.

“Paqëndrueshmëria dhe tensionet e ngritura globale në Kosovën veriore mbeten rreziqe për perspektivën që nëse materializohen mund të shtojnë sfidat e politikave”, – thuhet në deklaraten e FMN-së.

Ekipi në mënyrë specifike përmend se zhvillimet e fundit në komunat veriore kanë nxitur masa të përkohshme dhe të kthyeshme nga disa donatorë dhe partnerë tradicionalë.

“Në veçanti, zhvillimet e fundit në katër komunat veriore çuan në masa të përkohshme dhe të kthyeshme nga disa donatorë dhe partnerë tradicionalë që kufizojnë bashkëpunimin e ri ekonomik dhe financiar. Ndërsa këto masa nuk pritet të ndikojnë në perspektivën nëse kthehen në afat të shkurtër, ato mund të bëhen pengesë për investimet e huaja direkte dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, nëse qëndrojnë për një kohë më të gjatë”, – thuhet më tej në publikimin e Fondit.

“Mosmarrëveshja e vazhdueshme…”

Se Kosova vazhdon të përballet me sfida të mëdha sa i përket klimës së investimeve, tregun punës, të karakterizuar një shkallë të lartë të papunësisë, ekonominë joformale të konsiderueshme dhe pabarazitë në politikat dhe praktikat e punës, e theksoi edhe raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për “Klimën e Investimeve 2023”.

As raporti i DASh-it nuk neglizoi impaktin e moskonsolidimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës. Në këtë kontekst, problemi kyç; mosmarrëveshja e vazhdueshme me Serbinë.

“Mosmarrëveshja e vazhdueshme e Kosovës me Serbinë dhe mungesa e njohjes formale nga shumë vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, gjithashtu pengon investimet dhe krijon pengesa për të bërë biznes”, thuhet aty.

Shkallë e kufizuar e integritetit ekonomik në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, ndërhyrjet politike në sektorin ekonomik dhe sistemin gjyqësor, vështirësitë me furnizimin e qëndrueshëm me energji, sektori i madh joformal, komplikacionet në çështjet e pronësisë, korrupsioni, dhe një sundim ligjor jo i fortë, përfshihen si sfida tjera sipas Departamentit të Shtetit.

“Integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe global; ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; korrupsioni; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave”, shkruan në raport. /Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit