1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Imeraj: UÇK asnjëherë nuk e ka sulmuar Manastirin e Deçanit (Video)

- Advertisement -
Historiani Shkodran Imeraj ka thënë se deklaratat e Manastirit të Deçanit se ushtria italiane mbrojti objektin më 1941 në kohën kur sipas tyre, manastiri u rrezikua nga njësitë ekstremiste lokale shqiptare të Ballit Kombëtar, si dhe më 1999, kur KFOR-i italian u vendos në Manastirin e Deçanit, sipas tyre, për t’i mbrojtur nga siç thonë “ekstremistët e UÇK-së”, janë shpifje dhe fushatë anti-shqiptare.

“Bazuar në informatat dhe dokumentet historike, ky qëndrim i Manastirit të Deçanit bie ndesh me realitetin historik. Është një fushatë shpifjesh, është një fushatë anti-shqiptare e kreut të Manastirit të Deçanit, dhe kjo frymë e cila po nxitet nga Manastiri i Deçanit, nuk është një frymë që duhet të dal nga një klerik fetar. Ne tani jemi në shekullin e 21-të dhe duhet të punojmë për paqe të përgjithshme”, tha Imeraj në Info Magazine të Klan Kosova.

Imeraj tha se UÇK asnjëherë nuk e ka sulmuar Manastirin dhe se e tëra kjo është një propagandë për t’u viktimizuar.

“Është fakt se Ushtria Çlirimtare e Kosovës asnjëherë nuk e ka sulmuar Manastirin e Deçanit, as nuk ka pasur tentim për sulm. Pra kjo është një gënjeshtër e kreut të Manastirit. Ky etiketim nacionalist nuk qëndron, pasi edhe gjatë kohës së luftës, shqiptarët nuk e kanë sulmuar Manastirin dhe në këtë e shohim si propagandë për t’u viktimizuar dhe konsiderojmë se edhe faktori ndërkombëtar duhet të mësohet me këtë politikën anti-shqiptare dhe propaganduese të kreut të Manastirit dhe askush nuk duhet të bie pre e kësaj politike“, u shpreh ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit