2.7 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Imer Hakaj, drejtor i ri i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale

- Advertisement -

Imer Hakaj do ta zëvendësojë Bislim Zogajn në krye të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.

Zogaj ka thënë se puna e deritanishme nuk ishte e lehtë, përderisa është përballur me presione e shantazhe.

Postimi i plotë i Zogajt:

Dje mbylla një kapitull të veçantë në rrugën time profesionale si Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, ku në të njëjtën kohë ia dorëzova detyrën e Drejtorit të AMMKM-së, ushtruesit të detyrës së drejtorit, z. Imer Hakaj.

Për këto 5 vite të detyrës sime isha i përkushtuar me tërë qënien time që ta bëj më të mirën e mundshme për memorizimin e periudhës më të dhimbshme, por edhe më të lavdishme të Kosovës.

Punët e mia kanë qenë të lidhura ngushtë me historinë dhe trashëgiminë tonë të çmuar. Përgjegjësia për të ndërtuar dhe ruajtur monumentet dhe memorialet ka qenë një sfidë e madhe, ku shpeshherë u përballa me shqetësime të ndryshme, prej keqkuptimeve, presioneve e deri te shantazhet, por me përkrahjen e ekipit tim të mrekullueshëm, kemi arritur t’i tejkalojmë ato dhe të sjellim rezultate të shkëlqyera.

Prandaj, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për stafin e jashtëzakonshëm të AMMKM-së, të cilët me edukatën njerëzore, profesionalizmin e lartë dhe pasionin për punë kontribuan që edhe unë të përfundoj këtë mandat me sukses dhe krenari. Këtë e dëshmojnë edhe vlerësimet e punës nga institucionet përgjegjëse, ku secili vlerësim vjetor ka kaluar pa asnjë vërejtje.

Jam i vetëdijshëm që nuk kemi arritë të bëjmë më të mirën e dëshirueshme, megjithatë jam i lumtur dhe krenar që kemi arritur t‘i realizojmë disa projekte që i kanë munguar Kosovës dhe përmes tyre u kemi kthyer buzëqeshjen dhe krenarinë shumë familjeve gjithandej Kosovës.

Ndërsa, fjalët e përzemërta mirënjohëse dhe falënderuese që kam pranuar pas përfundimit të projekteve nga qytetarët, familjarët dhe shokët e Dëshmorëve dhe Martirëve të luftës në Kosovë, për mua janë pasuri e veçantë shpirtërore!

Jam tejet i lumtur që kam lënë gjurmë në këtë fushë dhe jam i bindur se kjo punë do të vazhdojë të vlerësohet dhe respektohet.

I nderuar z.Hakaj, ju uroj nga zemra punë të mbarë, të sukseseshme dhe me nder në AMMKM!
E ju shumë të dashur kolegë te Agjencisë, ju falënderoj përzemërsisht për respektin që keni treguar dhe për përkushtimin e jashtzakonshëm për të bërë më të mirën e mundeshme për Kosovën dhe familjet që dhanë më së shumti për lirinë e Kosovës!

Në fund, por jo më pak rëndësi, falënderoj familjen dhe shoqërinë time për mbështetjen dhe inkurajimin që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit