-0.5 C
New York
Sunday, February 15, 2026

Buy now

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

- Advertisement -

Muaji shkurt i këtij viti, e gjeti në vendet e shenjta.

E në mesin e lutjeve të Faton Salihut, këtë herë gjatë ritualit të Umrës, zuri vend një dua e veçantë.

Imami nga Skenderaj, nuk i harroi ish-krerët e UCK-së, që ndodhën për gjykim në Hagë.

Pranë Qabes, Salihu kërkoi liri për çlirimtarët.

Motivet që e çuan hoxhën nga Drenica ta bëj këtë dua, i ka zbuluar për Tëvë1 nga vendet e shenjta islame.

“Kontribut ndoshta për çlirimtarët është mundësia më e vogël, për me kontribu dhe me përkrah ata, pasi edhe ata janë bijtë dhe djemtë e Kosovës , ata kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre që ne sot të jemi të lirë. Falë sakrificës së tyre sot ne gjendemi në vendin e shenjtë Medine, ku Allahu na ka mundësuar, por sikurse të mos ishim të lirë apo po të mos ishte sakrifica e tyre ndoshta edhe ne nuk do të kishim pasur mundësi te jemi këtu. Gjithsecili shqiptar i cili ndjen vetën shqiptar që çlirimtarët tanë me përkrahe në format që kanë mundësi”, tha imami Faton Salihu.

E lidhjen më Ushtrinë Çlirimtare imami thotë se e ka edhe personale

Kjo pasi anëtarët e familjes ishin pjesë e UÇK-së.

Si krejt shqiptarët që janë përfshirë në UCK dhe ne si familje Salihu e fshatit Baksë i Komunës së Skenderajt, i kemi pasur kontributet tona për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe jemi krenar për atë që kemi bërë dhe në qoftë se duhet prapë do të kontribuojnë për vendin tonë”.

Salihu nga bota arabe ka uruar që ish krerët e UÇK-së të dalin sa më parë nga atje.

“Lusim Allahun që krerët tanë të UCK-së, djemtë tanë, bijtë e këtij vendi që të lirohen sa më shpejt të gjithë pa dallim”.

Ndryshe ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi që mbi pesë vite janë duke qëndruar në Hagë, ku akuzohen për krime lufte.

Të ngjashme

Të fundit