24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

“Imagjino gardën e nderit nga Real Madridi”, Vedat Muriqi ëndërron Kupën e Spanjës: Dikur isha kamerier

- Advertisement -

Skuadra e Mallorcas është duke u përgatitur për finalen e madhe të Kupës së Spanjës që e zhvillon gjatë këtij vikendi ndaj Athletic Bilbaos.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste tha se mezi po e pret këtë finale, shkruan indeksonline. Madje, futbollisti kosovar ëndrron që të triumfoj në këtë kompeticion dhe më pas t’i bëhet garda e nderit nga Real Madrid.

“Imagjino një skuadër si Real Madrid duke iu bërë juve një gardë të nderit nëse fitojmë në Copa del Rey. Një nderim për Muriqin, që pas disa viteve ishte kamarier. Kjo do të ishte e bukur të them të drejtën”, tha sulmuesi kosovar.

Ndeshja mes Athletic Bilbaos dhe Mallorcas zhvillohet të shtunën nga ora 22:00 në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit