Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi kanë udhëtuar në vende të ndryshme me njëri-tjetrin. Pak ditë më parë, çifti i njohur u nis drejt Palermos, Itali.
Këtë e kanë zbuluar vetë ata përmes postimeve të ndryshme në profilet e tyre në “Instagram”.
Një ditë më parë, gazetarja e njohur ndau me ndjekësit e saj disa fotografi të realizuara pikërisht në Palermo.
“Qyteti që vret me këngë, kështu quhej dikur dokumentari im për Palermon. Jam rikthyer pas gati dy vitesh në krahët e tij, siç vetëm në dashuritë e mëdha mundesh”, ka shkruar Ilnisa krahas fotove që u pëlqyen nga fansat e saj.
Në këtë postim ka gjithashtu edhe komente të shumta, por vëmendjen e merr sigurisht ai i Meritonit. Ky i fundit ka lënë në koment një emoji zemër të kuqe, të cilit Agolli i është përgjigjur: “Jeta ime”.
Kjo nuk është hera e parë që ata të dy i shprehin ndjenjat njëri-tjetrit në rrjetet sociale. mjafton që njëri prej tyre të bëjë një postim dhe menjëherë vjen komenti nga tjetri.
Ndërkohë kujtojmë se Ilnisa dhe Meritoni u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku edhe nisën lidhjen e dashurisë. Teksa shumë ishin skeptikë në lidhje me vazhdimin e kësaj romance pas përfundimit të BBV, ata tashmë po u tregojnë se janë shumë të dashuruar dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.