Këngëtarja Iliriana Sadriu ka ndarë me fansat e saj lajmin e bukur se shumë shpejt do të publikohet projekti i saj i ri muzikor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo iu përgjigj pyetjeve të shumta që kishte marrë lidhur me muzikën, duke konfirmuar se bashkë me Adrin po përgatisin këngën e radhës.
“Shumë pyetje për kang! Patjetër që po, shumë shpejt”, shkroi Iliriana, duke lënë të kuptohet se surpriza është shumë afër.
Pas një vere të mbushur me dasma dhe angazhime të shumta muzikore, dyshja janë gati të sjellin një projekt të freskët për publikun, i cili pritet të ndezë edhe më shumë atmosferën e këtyre ditëve.