Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri u komentua shumë kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pas puthi të bijën në buzë. Kaq mjaftoi që në rrjete sociale të shpërthenin komentet se si babai mund ta puthte në buzë. Mirëpo, duket se balerini nuk ndihet nga komente të tilla.
Të njëjtin veprim ka bërë dhe së fundmi. Ai ka udhëtuar drejt Italisë ku është takuar më në fund me të bijën. Balerini ka ndarë dhe një video në rrjete sociale nga takimi emocionues me të bijën ku nuk mungoi as puthja në buzë. Dhe këtë herë disa ndjekës e kanë kritikuar për këtë gjest.