7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Iliri bën deklaratën e fortë: Monikën u përpoqa ta tërhiqja drejt finales

- Advertisement -

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka folur për debatin me Monika Lubonjën. Ai tha në “Breaking” se nuk e ka parë kurrë Monikën si finaliste, por gjithsesi u përpoq ta tërhiqte drejt finales.

“Nuk e kam parë kurrë si finaliste. U përpoqa ta tërhiqja drejt finales, pasi nga dinamikat e ndodhura në shtëpi thosha e meritonte. Por këtë gjë e vendos publiku, jo unë. E stresuan parashikimet e mia dhe krijonin një linjë diskutimi. Jemi kukulla të një formati shumë të famshëm dhe nëse do bënin atë që bënte Monika, që unë e zgjova, do ishim kukulla të gjumit dhe rehatisë”, u shpreh Iliri.

Sakaq, ai komentoi dhe deklaratën e Monikës pak ditë më parë. Aktorja tha se ka qenë lezeti i Ilirit në “Big Brother VIP”. Ndërkohë Iliri u shpreh se aktorja nuk është akoma në shinat e arsyetimit.

“Monika nuk është akoma në shinat e arsyetimit, nuk ke çfarë t’i komentosh”, deklaroi balerini.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit