Të hënën, në episodin e ri të emisionit “ Dance Albania”, në cilësinë e kërcimtarës ka performuar ish- banorja e Big Brother Vip Albania, Monika Lubonja.
Si e ftuar speciale ajo kërceu me garuesen Melisa Lleshi.
Lubonja, me vete kishte sjellë bakllava dhe kadaif, që i’a shërbeu dhe panelit të jurisë ku bënë pjesë fituesi i BBV, Ilir Shaqiri.
Të cilin e ftoi për të kërcyer së bashku.
Shaqiri, pas disa “ nazeve” pranoi të vallëzonte një vallëzim goxha sensual së bashku me Lubonjë.
Të cilin, të dytë e morën me shumë sportivitet.