Kryetari shqiptar i Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar se komunën që udhëheq do ta bëjë me objekt të ri për zjarrëfikësit, si dhe me një park të rinovuar lodrash.
“Kryetari i Komunës z. Ilir Peci është krenar të njoftojë se në përpjekje për të forcuar kapacitetet tona për reagim në emergjenca dhe për të garantuar sigurinë e banorëve tanë, gjatë këtijë muaji pritet të bëhet hapja e një objekti të ri dhe modern për zjarrfikësit tanë. Objekti i ri në Zhitkovc është projektuar për të ofruar mjedisin më të mirë të mundshëm për trajnimet dhe operacionet e nevojshme për të mbrojtur komunitetin tonë”, shkruan Peci.