15.1 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Ilir Mirena: Nuk ka arsye votuesi i PDK-së me e votu Çekun, një parti që u ndërtu duke e shajtë Thaçin

- Advertisement -

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në Pressingtë T7, se votuesi i PDK-së në Prishtinë nuk ka arsye pse ta votojë në balotazh kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar,HajrullaÇeku.

Ai ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje është ndërtuar si parti duke e sharë Hashim Thaçin.

Mirena tha se Vetëvendosje e fut në një thes PDK-në me Listën Serbe, kur bëhet fjalë për koalicionin në qendër.

“Është tepër e rëndë një votues e PDK-së me votu kandidatin e Vetëvendosjes, kur dihet që edhe sot dulën me deklarata për koalicion qeveritar që veç me Listën Serbe e PDK-në nuk bëjmë koalicion për qeveri, dmth këta e fusin me një thes PDK-në e Listën Serbe, e tash me i thë në Prishtinë votuesit të PDK-së, qu votoma Hajrulla Çekun. Unë mendoj që kjo nuk ka me dhez, ka me qenë shumë problematike, madje edhe me pas fytyrë me i tha kur dihet si u sjellë VV me PDK-në, e liderët e PDK-së”, ka thënë Mirena.

Të ngjashme

Të fundit