8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ilir Mirena: Një fytyrë publike më thirri në telefon, më tha mos u merr me Adriana Matoshin sepse ka telashe

- Advertisement -

Gazetari Ilir Mirena, është pyetur në “Pressing” të T7, pasi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Adriana Matoshi është kapur nga kamera në Kuvend teksa Dejona Mihajli “ia shkruante statuset Matoshit për ta sulmuar Mirenën”.

Mirena tha se e ka telefonuar një figurë e njohur duke i kërkuar të mos merret me Matoshin  sepse “ka telashe”.

“Me ka thirrur një figurë e njohur që gjithë e njihni, më tha injoroje se ka telashe. Nuk e di çfarë telashe ka”, ka thënë Mirena.

Më pas ai tha se është për keqardhje që një deputetes të ia shkruajë statuset dikush tjetër.

“Është për keqardhje, sepse ti je deputete ke marre 10-20 mijë vota prej të qytetarëve, je në parlament dhe ti nuk je gjendje as qëndrimet në rrjetet sociale vet me i shkru”, ka thënë Mirena.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit