8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Ilir Meta zgjedhet president i Partisë së Lirisë

- Advertisement -

Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë.

Në Konventën e zhvilluar këtë të shtunë, ai mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha vetëm 27 vota.

Asnjë surprizë nuk pati as në rolin e zv.presidentes.

Në këtë post do të jetë besnikja e tij, Erisa Xhixho, e cila arriti të merrte 680 vota.

Në fjalën e tij Meta deklaroi se konventa nuk ka të bëjë me Monika Kryemadhin por me zhdukjen e nepotizmit.

Ai theksoi se do i japin fund nepotizmit që sipas tij e solli Partinë e Lirisë në një situatë që dëmtoi pluralizmin.

Meta nënvizoi se për shkak të kësaj situate mafia kapi të gjitha pushtetet.

‘Në kryesi me Kryemadhin jemi të barabartë. Do t’i japim fund nepotizmit sepse nepotizimi e solli PL në atë situatë që dëmtoi pluralizmin dhe ndihmoi mafien për fat të keq që të kapë të gjitha pushtetet. Kjo nuk është Konventë kundër Monikës, por për 5 prioritetet për 4 mln shqiptarë plus!’- tha Meta./A2 CNN

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit