![Ilir Meta paraqitet në SPAK: Po shkoj te Dumdumani që s’guxon t’i përmendë emrin Ramës Ilir Meta paraqitet në SPAK: Po shkoj te Dumdumani që s’guxon t’i përmendë emrin Ramës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/06/FB_IMG_1718281639767.jpg)
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së Metës në SPAK. Meta iu referua kreut të SPAK, Nuredin Dumani, duke e quajtur “Dumduman”.
“Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës…Për çfarë jeni thirrur? Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj”, tha Meta.
Një ditë më parë u paraqit në SPAK edhe bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi.