2.2 C
New York
Tuesday, February 17, 2026

Buy now

Ilir Meta nga burgu uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka shprehur mirënjohje për heronjtë, dëshmorët, luftëtarët.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë e dashur! Mirënjohje e përjetshme për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë.

Nderim i veçantë për Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhoqën me vizion, guxim dhe vendosmëri rrugën drejt shtetësisë. Pavarësia e Kosovës dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon. Sot, Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj. Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit