31.3 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

- Advertisement -

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Kulla, në emisionin “Matrix” në Tëvë1, ka folur rreth pozicionimit të Shqipërisë në lidhje me shtetin e Palestinës dhe marrëdhëniet me Izraelin.

Kulla theksoi se Shqipëria ka njohur shtetin e Palestinës që afro 40 vite më parë dhe se marrëdhëniet me këtë shtet kanë qenë gjithmonë të mira.

“Marrëdhëniet janë shumë të mira, ne kemi njohur qytetin e Palestinës gati 40 vite më parë. Ambasada e Palestinës është në Tiranë. Marrëdhëniet kanë qenë dhe janë të mira, edhe qëndrimet që ka mbajtur Shqipëria në OKB kanë qenë të ekuilibruara”, tha ai.

Megjithatë, Kulla nënvizoi se Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Izraelin.

“Shqipëria mbështet zgjidhjen e dy shteteve dhe është mbështetëse. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Izraelin”, deklaroi ai.

Sipas Kullës, Shqipëria ka një qëndrim të balancuar dhe është më përpara në këtë çështje se shumë vende të tjera.

“Besoj që Shqipëria është shumë hapa më përpara në këtë çështje, sepse nuk ka komplekse”, përfundoi Kulla.

Të ngjashme

Të fundit