Analisti Ilir Kulla ka komentuar marrëveshjen ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë, për të cilën thotë se Serbia është e alarmuar.
Sipas tij, kjo është kundërpërgjigje e politikave të larta ndaj gjuhës që e ka përdorur presidenti serb, Aleksandër Vuciq, pra është kundërpërgjigje ndaj “Botës Serbe”.
“Shqipëria ka armatime, ka helikopterë ushtarakë, ka një bazë të NATO’s, dhe për më tepër është një vend që mund ta furnizojë Kosovën, logjistika, dhe Serbia është shumë e alarmuar, pasi Shqipëria dhe Kroacia janë vende anëtarë të NATO për më shumë se 15 vite.
Ndaj ata e kanë parë që kjo është një kundërpërgjigje politike e niveleve të larta ndaj gjuhës që e ka përdorur Vuciqi, e ‘Botës Serbe’, kjo është kundërpërgjigja ndaj ‘Botës Serbe’”, tha ai.